Sport Të tjera

TENIS/ Naomi Osaka triumfon në Australian Open, mposht amerikanen Brady në finale

Tenistja japoneze Naomi Osaka është fituese e grand slam të Australian Open 2021, pas triumfit 2-0 (6-4, 6-3) në finale ndaj amerikanes Jennifer Brady. Ky është triumfi i 4-t në karrierë për Osaka në një grand slam dhe i dyti në turneun që zhvillohet në Melburn, pas atij të vitit 2019.

Osaka (numri 3 në botë) tregon se është e pagabueshme në finalet e një turneu slam, pasi i ka fituar të katërta finalet që ka luajtur deri më tani. Ndërsa për Brady kjo ishte finalja e parë slam në një karrierë dhe nuk arriti të triumfojë. Mungesa e përvojës dhe emocionet ndikuan në këtë sfidë për amerikanen (numri 22 në botë).

Seti i parë pati disi rivalitet, me Brady që rivalizon ndaj Osaka deri në shifrat 4-4. Por më tej është tenistja japoneze ajo që merr komandën e lojës në dorë, duke fituar 6-4 setin e parë. Brady duket sikur dorëzohet dhe nuk ka më forca për të rivalizuar, duke ia bërë më të lehtë fitoren Osaka.

Në setin e dytë, japonezja shkëputet menjëherë 4-0 dhe e ka të lehtë të gjunjëzojë rivalen amerikane, tashmë të dorëzuar. Osaka fiton 6-3 setin e dytë dhe festoon këtë triumf të merituar. Ndeshja finale u zhvillua në prani të një numri të limituar fansash, për shkak të pandemisë.

Related posts

KAOS TEK SPANJA/ Madrilenët dhe katalanasit hedhin akuza njëri-tjetrit pas eleminimit

Isa.Autor

BEFASON RONALDO/ Ja formacioni me lojtarët që shkëlqyen këtë javë në CHAMPIONS (FOTO)

Isa.Autor

ME SHKOPINJ DHE ME THIKA/ Lacialët përleshen me tifozët e Marsejës

Isa.Autor

Leave a Comment