Futboll Sport

DHIMBJE E MADHE PËR RONALDINJON/ COVID-19 i merr jetën njeriut të dashur të brazilianit

Ronaldinjo Gauço është duke kaluar një moment të vështirë në jetën e tij, teksa mediat në Amerikën Latine, shkruajnë se është ndarë nga jeta e ëma e brazilianit.

Dona Migelina ishte infektuar me Koronavirus në dhjetor të vitit të kaluar, teksa tashmë thuhet se ky virus i ka marrë jetën, pavarësisht përpjekjeve të mëdha të mjekëve. 71-vjeçarja ishte e shtruar në spital prej dy muajsh, por nuk ia ka dalë dot të fitojë betejën me virusin, i cili mbrëmjen e djeshme i mori jetën.

Dhimbje e madhe kjo për Ronaldinjon, i cili në shumë intervista kishte deklaruar se nëna e tij ishte pika e dobët për të.

Related posts

GARË E “ZJARRTË” PËR NJË VEND NË CHAMPIONS/ Solskjaer shtang: As sezonin e ardhshëm nuk jemi gati të…

Delo.autor

Zgjedhjet e 7 shkurtit për presidentin e FSHF-së, reagon sërish BASHKIM FINO

Isa.Autor

FITORE ME SHUMË VLERA/ Real Madrid mposht Valladolid falë Casemiro-s dhe rihap garën për titull

Delo.autor

Leave a Comment