Futboll Sport

E ÇUDITSHME NË TURQI/ Ndeshja zhvillohet në -7 gradë dhe me sistem ngrohje

Mesditën e sotme në Turqi është luajtur sfida mes Erzurumspor dhe Hatayaspor, që u mbyll me triumfin e miqve me shifrat 1-3. Sidoqoftë, ajo që ra në sy kjo ndeshje nuk ishte loja, por diçka tjetër.

Përballja mes dy ekipeve u luajt në një temperaturë -7 gradë celcius dhe në disa momente të ndeshjes, u hap sistemi i ngrohjes së fushës.

Ndezja e sistemit të ngrohjes shkaktonte shpesh një tym në fushë, por gjithsesi sfida u zhvillua pa ndonjë problem dhe gjithçka shkoi mjaft mirë, edhe pse është diçka që bën pak çudi.

Related posts

NUK PO LUAN TITULLAR/ Shaqiri: Do kem dhe unë mundësinë time, kam qenë dhe më parë në…

Isa.Autor

“DËMTIMI I STRAKOSHËS MASHTRIM”/ Deklarata tronditëse e ish-futbollistit: Ka dalë pozitiv me Koronavirus

Delo.autor

LIVE/ Nis sfida mes Manchester United dhe Leicester

Delo.autor

Leave a Comment