Sport Të tjera

TENIS/ Djokovic mbretëron përsëri në “Australian Open”, Medvedev i pafuqishëm

Novak Djokovic është për të tretin vit radhazi kampioni i “Australian Open”. Serbi mundi në finale rusin Medvedev në vetëm 3 sete (7-5, 6-2, 6-2), duke festuar për të nëntën herë në karrierën e tij në tokën australiane.

Edhe pse sipas kompanive të basteve finalja Djokovic-Medvedev shihej si e ekuilibruar, tenisti serb arriti të dominonte gjithçka. Seti i parë ishte edhe ai më i luftuari, ku Medvedev u mposht me break vetëm në gamen numër 12, duke e mbyllur setin 7-5.

Seti i dytë dhe i tretë më pas nuk patën shumë histori, me Djokovic që dominoi absolutisht gjithçka. Kjo fitore e Grand Slamit e çon tenistin serb në 18 Grand Slame të fituar në karrierën e tij.

Related posts

LIVE/ La Liga: Mbyllet ndeshja Barcelona-Athletic Bilbao. Rezultati 2-1

Delo.autor

HUMBJA NDAJ MILAN-IT/ U aktivizua për 90 minuta, ja vlerësimi i mediave italiane për Gjimshitin…

Delo.autor

ZYRTARE/ Tirana bën përforcimin e radhës, bardheblutë prezantojnë portierin e njohur

Isa.Autor

Leave a Comment