Futboll Seria A Sport

DHA ASISTIN E GOLIT TË SIGURISË KUNDËR NAPOLIT/ Ja si vlerësohet mbrojtësi Gjimshiti për sfidën ndaj të “kaltërve”

Atalanta mori një fitore të çmendur kundër Napolit në javën e 23-të të Serisë A. Në 27 minuta të pjesës së dytë u shënuan plot 6 gola me bergameskët që triumfuan 4-2. Në këtë takim u paraqit për Atalantën dhe mbrojtësi shqiptar Berat Gjimshiti, i cili u aktivizua në të gjithë ndeshjen.

27-vjeçari u vlerësua me notën 6.7 nga uebsajti analitik futbollistik “Sofa Score”. Gjimshiti bëri 2 ndëhyrje të sakta dhe një spastrim topi ndaj Napolit, ndërsa fitoi 5 nga 9 dyluftimet. Në këtë takim, ai dha asistin e golit të katërt për Atalantën në minutën e 79-të për Kristian Romeron.

Të mërkurën Gjimshtin dhe Atalantën i presin një sfidë historike me Real Madridin për takimin e parë të 1/8-ave të Ligës së Kampioneve në Bergamo. Për sa i përket Serisë A, ai do të mungojë në sfidën e ardhshme me Sampdorian për shkak kartonash.

Statistikat e Berat Gjimshitit në ndeshjen kundër Napolit nga “Sofa Score”

Related posts

PËSOI ATAK KARDIAK NË FUSHË/ Zemra e tij u ndal 1 orë e 18 minuta, Fabrice Muamba lutet për Eriksen

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Pas një gabimi në mbrojtje, ish-sulmuesi i Skënderbeut ndëshkon Romën me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

CHAMPIONS/ Supersfida Barcelona-Inter, zbulohet arbitri që do të drejtojë duelin në “Camp Nou”

F.autor

Leave a Comment