Futboll Seria A Sport

E DASHURON ÇMENDURISHT FUTBOLLIN/ Shikoni si feston Gatusso njërin prej golave të Napolit me Rrahmanin

Trajneri i Napolit, Xhenaro Gatuzo e tregon pa kurrfarë ndrojtje emocionet që merr nga futbolli. Sfida e sotme ndaj Atalantës ishte një duel krejtësisht ndryshe nga të tjerat ku në 27 minuta të pjesës së dytë u realizuan plot 6 gola. Dhe “viktimë” e festimit të ish-trajnerit të Milanit ka qenë kapiteni i Kosovës,  Amir Rrahmani.

Në njërin prej dy golave të Napolit, Gatuzo feston në mënyrë të çmendur duke kapur për fytyre mbrojtësin Rrahmani. Duke parë gabimet e skuadrës në prapavijë dhe shkurtimin e rezultatit, “Rino” nuk e përmban dot gëzimin e madh dhe shtrëngon në fytyrë lojtarin e tij.

Megjithatë, sfida përfundoi me humbjen e Napolit 4-2.

Related posts

E BUJSHME/ I dënuar nga Disiplina, zbulohen detaje të reja për dorëheqjen e Edlir Tetovës tek Egnatia

F.autor

I BEFASUAR NGA ALLEGRI DHE CR7/ Ylli i Juventusit: Nuk kisha luajtur kurrë kështu, plani i tij ka…

Delo.autor

EL SHAARAWY NË TELASHE/ Ndoqi hajdutin që tentoi t’i vidhte makinën dhe i theu brinjën, sulmuesi në hetim

Delo.autor

Leave a Comment