Futboll Kategoria Superiore Sport

BORXHI 320 MILIONË LEKË/ Ja nismat e tifozëve shkodranë për të mos ndërprerë ëndrrën…

Lajmi i publikuar dje nga “Panorama Sport”, ku raportohet se Vllaznia duhet të paguajë si fillim 320 milionë lekë në Tatime për të siguruar një marrëveshje që i hap rrugën licencimit në Europë, e ka zgjuar mbarë opinionin futbolldashës shkodran. Ecuria e mirë e skuadrës ka bërë që të shpresohet më shumë se kurrë te realizimi i ëndrrës, rikthimi i titullit në Shkodër.

Në kuadër të lajmit, tifozë të Vllaznisë kanë nisur të lëvizin gurët dhe përmes rrjeteve sociale kanë marrë iniciativa se si të gjendet një zgjidhje për Vllazninë europiane. Është hedhur ideja që të hapet një llogari bankare ku dashamirësit e Vllaznisë të kontribuojnë me shuma financiare, në mënyrë që të krijohet një fond për të zbutur borxhet.

Nga komentet, të gjithë janë gati dhe kanë nisur të bëjnë edhe kalkulimet, ku sipas tyre, nëse 32 mijë banorë të Shkodrës do të derdhnin nga 10 mijë lekë, do të bëhej e mundur që vetë tifozët ta shlyenin shumën që duhet derdhur në Tatime. Në mungesë të ndeshjeve me tifozë, ka propozime që të blihen bileta virtuale, në mënyrë që të krijohet shuma e publikuar dje në gazetë, që shikohet si kusht për hapjen e dritës jeshile që Vllaznia të mos ketë pengesa për në Europë.

Related posts

Mino Raiola dhe PSG-ja po diskutojnë mundësin e kalimit të Pogbas te klubi francez

Sadik.Autor

YLLI TURK KËRKON QËNDRIMIN TEK MILAN/ Por ambjenti i “Kuqezinjve” i dalin kundër vendimit të Çalhanoglu

Delo.autor

PËRBALLJA LIVERPOOL-NAPOLI/ Flet legjenda Gullit: Goli i Mertens do anulohej, nëse Van Dijk do kishte…

Delo.autor

Leave a Comment