Futboll Shqipëri Sport

JUVENTUS E BLEU 2 MILIONË EURO/ Kush është Bajrami, talenti në pronësi të “bardhezinjve” që i tha “po” Shqipërisë

Nedim Bajrami është transferuar nga Zvicra drejt Italisë i blerë nga Juventusi. Për këtë, Bajrami është një futbollist në pronësi të bardhezinjve, të cilët e blenë nga Grasshopers për rreth 2 milionë franga zvicerane dhe e ka huazuar tek Empoli. Me këtë të fundit, fantazisti është duke luajtur sezonin e dytë.

Skuadra e Serisë B ka marrëveshje dhe klauzola me bardhezinjtë për kartonin e tij si dhe për rregullimin e çështjeve të bilanceve, kur dihet mirë që Juventusi dhe Empoli kanë marrëveshje të shumta transferimesh. Fantazisti këtë sezon ka asistuar 6 herë në Serinë B me Empolin dhe ka shënuar 2 gola. Me vlerën e kartonit pesë milionë euro, Bajrami është bërë një nga lojtarët më të vlerësuar në Serinë B italiane.

Në një krahasim nga “Transfermarkt”, ku bien në sy se janë vetëm lojtarë të lindur nga 1 janari 1999, talenti 21-vjeçar është i pesti për vlerën më të lartë të kartonit pas Samuele Riçit (7 mln euro), Davide Fratesit (6 mln euro), Sebastiano Espozitos (6 mln euro) dhe Karlos Augustos (5 mln euro).

Related posts

SKUADRA KUALIFIKOHET NË CHAMPIONS LEAGUE/ Barcelona ekipi i parë që kualifikohen në fazën tjetër të Champions Leagues këtë sezon

Isa.Autor

FORMULA 1/ Koronavirusi fut në krizë makinën legjendare, shet kuotat për të siguruar mbijetesën

Delo.autor

ZYRTARE: Skënderbeu konfirmon largimin e janarit, nënshkruan me…

Q.Autor

Leave a Comment