Champions League Futboll Sport

NDODHI NË SFIDËN CHAMPIONS/ “El Pistolero”, mjeshtër i provokimeve. Suarez acaron mbrojtësin e Chelsea-t (VIDEO)

Luis Suarez do të mbetet gjithmonë një lojtar i madh, por sulmuesi i Atletiko Madridit tregoi dje se di të jetë dhe një provokues i keq nervash. Në sfidën kundër Çelsit në Ligën e Kampioneve në Bukuresht, ish-futbollisti i Barcelonës kap nga pjesa e pasme e këmbës mbrojtësin gjerman Antonio Rudiger.

Ky gjest e acaroi futbollistin e Çelsit, ndërsa arbitrat e VAR-it nuk e sinjalizuan kolegun e sfidës për gjestin e Suarezit, i cili ia doli të mos ndëshkohej me karton të verdhë.

Sfida mes të dyja skuadrave u mbyll me fitoren e londinezëve 0-1.

Kujtojmë që urugajani njihet në futboll edhe për “kafshimet” e famshme ndaj ish-mbrojtësit të Çelsit Branislav Ivanoviçit dhe kapitenit të Juventusit, Xhorxho Kielini.

Related posts

TRADHËTOI BASHKËSHORTEN SHTATZËNË/ Militao në qendër të skandalit

F.autor

Anthony Joshua harron Wilder, gati marrëveshja me Alexander Povetkin

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Merr fund telenovela e Ernest Muçit, Tirana jep përgjigjen përfundimtare

Delo.autor

Leave a Comment