Futboll Shqipëri Sport

SHKËLQEN KAMPIONATIN POLAK/ Gol dhe traversë, Ernest Muçi shkëlqen menjëherë tek Legia e Varshavës

Ernest Muçi bëri hapin e madh në karrierë, duke u transferuar nga Tirana drejt Legias së Varshëvës, ku do të përfitojë plot 10 mijë euro në muaj.

Pasi mbylli me sukses testet mjekësore, sulmuesi 19-vjeçar u bashkua me pjesën tjetër të skuadrës në seancën e parë stërvitore me përpara ndeshjes kundër Gornik në kampionat.

Kampionët polakë zhvilluan ditën e djeshme një ndeshje stërvitore mes lojtarëve të ekipit të parë që pritet të jenë titullar dhe atyre që janë rezervë, në pasditen e djeshme. Ernest Muçi realizoi golin e parë në minutën e 48 dhe do të godiste traversën në minutën e fundit, ndërsa ndeshja u mbyll në shifrat 3-0 në favor të ekipit të parë kundër futbollistëve të piketuar si rezerva.

Mediat polake që e kanë ndjekur më nga afër këtë ndeshje në qendrën stërvitore shkruajnë: “Muci përpiqej të luante me topin, të shikonte përreth dhe të bënte gjithçka me vetëdije.

Në këtë ndeshje do të shiheshin me vëmendje afrimet e reja si Yaxhiboyev, Rusyn dhe Muci. Nga këta tre futbollistë të rinjtë ishte padyshim Muci më i miri. Liri e madhe me topin në këmbë, pasyqrë e mirë e fushës dhe lëviz lehtë. Mund ta shihni fare lehtë se është futbollist i nivelit të lartë”, shkruhet në artikull.

Related posts

EPISOD QESHARAK NË BUNDESLIGA/ Ja momenti kur futbollisti shënon AUTOGOL nga 30 metra distancë (VIDEO)

Delo.autor

HUMBI NDAJ LEVERKUSENIT/ Kur bora i mohon golin Hannoverit në vijën fatale (VIDEO)

Delo.autor

ÇFARË SAKRIFICE/ Djaloshi HYNË në fushë dhe i DREJTOHET Ronaldos, shikoni veprimin e CR7 (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment