Bundesliga Futboll Sport

TREMB KAMPIONËT E EUROPËS ME DEKLARATËN/ Talenti Coman: S’është e pamundur, por nuk mund ta them tani

Kingsley Coman është një nga talentet e Bayern Munich, por ish-ylli i Juventus, nuk është i sigurt se do të qëndrojë gjithmonë në Bavari.

“Nuk është e pamundur të them se do ta përfundoj karrierën te Bayern Munich, por është akoma shumë shpejt për ta thënë. Jam 24 vjeç dhe kam akoma edhe të paktën 8 vite në nivele të larta”, ka thënë francezi për Onze Mondial.

“Nuk mund ta komentoj këtë mundësi, është me të vërtetë shumë shpejt. Para se të nënshkruaja me Bayern-in, e dija se ishte një klub i madh me një kulturë të madhe për fitoren”.

“Në vazhdim kam kuptuar se ishte më shumë se kaq; të gjithë klubet duan të fitojnë, veçanërisht klubet e mëdha, por Bayern, për ambiciet që ka, është mbi gjithë të tjerët”.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Kastrioti nuk ndalet me goditjet, firmos me një lojtar portugez

Delo.autor

FORMULA 1/ Gara e Spanjës nis me një super aksident (VIDEO)

Sadik.Autor

“ËSHTË NJË DITË SHUMË E RËNDËSISHME PËR NE”/ Klopp: Do të jetë si Krishtlindje. Pres me padurim që ta prek…

Delo.autor

Leave a Comment