Futboll Seria A Sport

ZBULON MË TË MIRIN E HISTORISË DHE SULMON XHELOZËT/ Ibrahimovic: Të gjithë kanë dashur të bëhen si ai…

Zlatan Ibrahimovic ka dhënë një intervistë për Discovery+, në të cilën ka folur për ambicien dhe motivimin që e shtyjnë të shkojë përtej limiteve:

“Kur jam kthyer te Milan-i, pyetja e parë qëmë kanë bërë kishte lidhje me faktin se të gjithë ish-kuqezinjtë që janë kthyer pas disa vitesh nuk kanë qenë në standardet e mëparshme”, ka thënë suedezi.

“Më kanë pyetur se cila do të ishte diferenca mes meje dhe tyre. Përgjigjja është e thjeshtë, unë nuk e kam humbur kurrë pasionin për atë që bëj”.

“Luaj te Milan-i, në nivele shumë të larta. Ka shumë persona xheloze, shumë që do të donin të ishin në këtë situatë, por jo të gjithë mund ta bëjnë”.

Në lidhje me më të mirin e të gjitha kohërave: “Ka shumë lojtarë që luajnë, për mua Ronaldo (Fenomeni) ishte vetë loja. Të gjithë kanë dashur të bëhen si ai, kur e kanë parë të luajë”.

“Ka ndryshuar lojën plotësisht, mënyra si luante, mënyra si i shmangte kundërshtarët, si lëvizte. Për mua, ka qenë më i miri i historisë”.

Related posts

SULMON BAYERN MUNICH/ Mbrojtësi Alaba: Klubi më dha goditje në fytyrë, donin të më…

Delo.autor

Kosova tregon “muskujt” ndaj Azerbajxhanit, transferta përfundon me rezultat suprizë

Isa.Autor

I SHËNOI SUPER GOL POLONISË/ Kushta: Ekipi sot të bëjë detyrën. Reja? Mosha bën të vetën

Delo.autor

Leave a Comment