Futboll Seria A Sport

E BUJSHME TE JUVENTUS/ Humbjet mbi 100 milionë euro fusin në vështirësi klubin, rrezikohet sakrifica e madhe në…

Pandemia ka ndikuar jashtëzakonisht shumë në ekonominë e futbollit dhe shumë klube po hasin vështirësi edhe të paguajnë rrogat, por gjithashtu edhe ato skuadra që kanë arkëtime mbi 500 mln euro janë në një situatë aspak të lehtë…

Barcelona mes borxheve të shumta, Reali gjithashtu ka probleme, por edhe disa ekipe të tjera, mes tyre Juventusi, që ka bërë investime “big” dhe ka një tavan rrogash të frikshëm.

Bilanci është mbyllur me mbi 100 mln euro humbje dhe nëse do të vazhdohet kështu me stadiumet e boshatisura dhe marketingun që po gjeneron shumë më pak se dikur, natyrisht që do të duhen sakrifica dhe mes tyre edhe shitje të mëdha…

Këtë e kanë shprehur hapur drejtuesit e Juventusit në Asamble dhe kanë shpjeguar në komunikatë se mund të ketë edhe ndonjë sakrificë ekonomike. Mes lojtarëve që mund të largohen janë Dybala, Morata të rikthehet në Madrid pasi është në huazim, por ai që do të mbyllte shumë gropa ka një emër: De Ligt.

I vetmi që ka merkato të fortë dhe nga i cili mund të përfitohen shuma mbi 80 mln euro.

Related posts

Derbi më i zjarrtë i Kategorisë së Dytë, shikoni atmosferën në Sarandë (VIDEO)

Sadik.Autor

FORMULA 1/ Gara e Belgjikës pezullohet prej shiut, Verstappen fitues me vetëm 3 xhiro

Delo.autor

Ronaldo-Juventus/ Zbuloni shtatë sfidat e portugezit me fanellën “bardhezi”

Isa.Autor

Leave a Comment