Futboll Sport

MERRET VENDIMI I PARË/ Çështja për provimin fals. Testuesi i Luis Suarez, pakt për 1 vit burgim

Është marrë një vendim i parë lidhur me çështjen e Luis Suarezit dhe provimin farsë në Universitetin për të Huaj të Peruxhës për marrjen e nënshtetësisë italiane.

Profesori Lorenco Roka, pjesëtar i komisionit që mori në pyetje sulmuesin uruguaian, vendosi pakt për një vit burgim me kusht, për zbulim të sekreteve zyrtare dhe falsifikimit.

Prokuroria e Peruxhës kishte pranuar paktin. Profesori Roka ishte hetuar në konkurs me rektoren Xhuliana Grego Boli, profesoreshën Stefania Spina dhe drejtorin e përgjithshëm Simone Olivieri, për testin e mbajtur nga Suarez, 17 shtatorin e kaluar. Është tërhequr kështu masa paraprake e pezullimit për 8 muaj. Lajmin e kanë përcjellë mediat lokale.

Related posts

LIVE/ Inter-Empoli, Traore barazon shifrat për miqtë

Delo.autor

YLLI I NAPOLIT NUK RINOVON/ Marota nxjerr milionat nga… “thesi”

Delo.autor

SHERRI NË ISHULLIN GREK ME GANGSTERËT SHQIPTARË/ Rrëfehet kapiteni Meguajër: Kisha frikë për jetën, mendova se…

Delo.autor

Leave a Comment