Futboll Sport

ZBULON NJË PRAPASKENË/ Moses: Mund të isha kthyer tek Inter, por më pas u u futa në “Google” dhe…

Victor Moses është rrëfyer për faqen zyrtare të Spartakut të Moskës, klubi i tij i ri nga 2020-ta.

Ish-lojtari i Inter-it ka folur për eksperiencën e tij në Rusi dhe ka zbuluar një prapaskenë në lidhje me atë që e ka bindur t’i thoshte po klubit.

“Pas fundit të huazimit tek Inter-i, mund të isha kthyer te zikaltrit. Kishim folur edhe me Conte-n, por më pas nuk është bërë gjë për arsye ekonomike besoj”, ka thënë Moses.

“Kam folur me Chelsea-n dhe më kanë thënë për interesimin e Spartakut. Sinqerisht, unë kam parë në Google dhe jam informuar mbi klubin. Kështu që kam thënë po”.

“Tani jam i lumtur. U them gjithmonë miqve të mi se Spartaku i Moskës është Manchester United i Rusisë. Nëse dua të qëndroj këtu edhe sezonin e ardhshëm? Mendoj se është herët për të folur për këtë, por ndihem mirë”.

Related posts

DYBALA ËSHTË PËR “TOP TË ARTË”/ Sarri: Sivjet objektivi im kryesor është…

Delo.autor

LIVE/ Teuta-Kukësi: Ekipi i Shkëmbit bën lojën, por golin e gjen Rexhinaldo. Mbyllet pjesa e parë (VIDEO)

Delo.autor

SHIFRA TË CMENDURA TE ITALIA/ 11 lojtarët e Mancinit vlejnë 5100 milionë euro

Isa.Autor

Leave a Comment