Futboll Seria A Sport

DREJT RIKTHIMIT NË FUSHË PAS DËMTIMIT/ Theo Hernandez zbulon: Objektivi ynë është kualifikimi në…

Theo Hernandez është në prag të rikthimit në fushën e lojës, pas dëmtimit që ai pësoi në ndeshjen miqësore kundër Bajern Mynihut.

Mbrojtësi ka dhënë një intervistë për kanalin zyrtar të Milanit, ku është shprehur: “Rikuperimi vazhdon me ngadalë por pozitivisht. Me të vërtetë dua shumë të kthehem të luaj. Jam shumë i lumtur që jam këtu, jam shumë i kënaqur me shokët e mi të skuadrës, stafin dhe të gjithë. Kisha pak fat të keq me këtë dëmtim të pësuar, por këto janë gjëra që ndodhin në futboll. Kam marrëdhënie të mira me të gjithë shokët e skuadrës edhe pse italishtja ime nuk është e shkëlqyer.”, theksoi francezi.THEO HERNANDEZ

21-vjeçari foli gjithashtu për objektivin dhe trajnerin e ri, teksa u shpreh: “Objektivi ynë është të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve, dhe pastaj të synojmë edhe për më shumë. Ne jemi një ekip i shkëlqyer, një skuadër e plotë dhe me mbështetjen e tifozëve tanë ne mund ta arrijmë objektivin tonë. Unë argëtohem shumë në skuadër me Kastijehon. Xhampaolo? Nuk e kam njohur më parë, por ai me të vërtetë është një trajner shumë i mirë. Në stërvitje ai është shumë agresiv.”, përfundoi Teo Hernandez.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Juventus-Bayer Leverkusen, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 1-0

Delo.autor

“AKOMA NUK E BESOJ SE…”/ Giroud i dhuroi “Derbin e Madoninës” Milan-it, në Londër “shpërthejnë” polemikat

Delo.autor

E TRISHTË/ Tragjedi në atletikë, ndahet nga jeta fituesi i medaljes olimpike në Londër 2012

Delo.autor

Leave a Comment