Futboll La Liga Sport

“NE KEMI RIKUPERUAR DISA LOJTARË, POR…”/ Trajneri Zidane jep lajmin e shkëlqyer për tifozët e Real Madrid

Eden Hazard dhe Karim Benzema “janë më mirë” dhe do të jenë “të parët” që do të kthehet nga dëmtimet.

Kjo është siguria e Zinédine Zidane në konferencën për shtyp të dielën.

“Eden dhe Karim janë më të mirë. Ata nuk janë ende gati, nuk jap një datë. Ne kemi rikuperuar disa lojtarë, por shpresoj t’i rikuperojmë shumë shpejt”, njoftoi Zidane përpara ndeshjes ndaj Real Sociedad të hënën në mbrëmje për javën e 25-të La Liga-s.

Këtë të dielë, Fede Valverde, Rodrygo, Alvaro Odriozola dhe Marcelo (të gjithë të dëmtuar së fundmi) u stërvitën për herë të dytë radhazi me pjesën tjetër të ekipit në qendrën stërvitore të Realit në Valdebebas.

Real Madrid është kundërshtari i Atalanta në raundin e 16 të Ligës së Kampionëve. Në ndeshjen e parë fituan në Bergamo 1-0.

Related posts

RIKTHEHET PAS 8 MUAJSH/ Zidane shkon që tani tek Real Madridi, ja 3 motivet kryesore

Delo.autor

Kthim në vitet ’90, zbulohen fanellat e reja të Milanit për sezonin e ardhshëm (FOTO)

Sadik.Autor

NË PRAG TË SFIDËS NDAJ NAPOLIT/ De Vrij flet për të jashtëzakonshmin e Interit dhe efektin “SAN SIRO”

Delo.autor

Leave a Comment