Futboll La Liga Sport

AKORDI RAMOS-REAL MADRID/ Sinjale rinovimi. Ja pse mbrojtësi spanjoll mund të vazhdojë me madrilenët…

Serxho Ramos dhe Florentino Perez janë duke folur. Në fakt, ata kurrë nuk e kanë ndërprerë komunikimin e vazhdueshëm për rinovimin e kontratës së kapitenit madrilen. Duket se marrëdhënia mes presidentit dhe mbrojtësit nuk është prishur, pavarësisht faktit se numri 4 i Realit ktheu përgjigje negative për të hedhur firmën në kontratë.

“MARCA” ka informuar se bisedimet kanë vazhduar në distancë, duke qenë se Perez ka qenë në karantinë për shkak se u infektua me COVID. Takimi i të martës së kaluar, i cili nuk mund të quhet si një takim zyrtar, tregoi se raporti mes tyre është i mirë, korrekt dhe i sinqertë. Ky diskutim i shkurtër shërben për të treguar se situata do të zgjidhet shumë shpejt dhe pse jo, pozitivisht. Ideja është që me rikthimin e kapitenit në fushën e lojës, të jetë zgjidhur përfundimisht çështja e rinovimit dhe dyshimet të lihen pas krahëve.

Flitet se ai mund të jetë në fushë për ndeshjen e kthimit kundër Atalantës më 16 mars, por askush nuk i nxiton dhe ai është duke u rikuperuar me qetësi. Për sa i përket rinovimit, duket sikur palët po afrohen më shumë për të gjetur gjuhën e përbashkët. Problemi është se Reali nuk e ka ndryshuar ofertën dhe u qëndron të njëjtat kushteve, ndërsa Ramos vazhdon të mos komunikojë që e ka pranuar ofertën për të zgjatur kontratën.

Në këto dy muaj, që nga dialogu i famshëm i Elçes, lojtari dhe klubi kanë  përdorur kartat e tyre. Ajo që dukej si një lamtumirë e sigurt, tani ka filluar që të ndryshojë në një qëndrim të mundshëm të Ramosit në Madrid. Merkatoja e paralizuar për shkak të krizës ekonomike ka bërë që asnjë ekip të mos hidhet në sulm për të paguar shifra të çmendura për rrogat e futbollistëve. Juventusi është skuadra e fundit që tregoi se humbjet për 6-mujorin e fundit kanë qenë 113 milionë euro dhe të gjitha ekipet po presin të largohet pandemia dhe të rikthehen tifozët në stadium.

Reali nuk bën përjashtim. Është vigjilent dhe i ka bërë ofertë Ramosit me kushtet aktuale. Në janar dukej si një refuzim total, por tani diçka ka ndryshuar dhe Ramos është shumë i lidhur me qytetin dhe klubin. Gjithçka do të zgjidhet mes një takimi të Ramosit dhe Florentino Perezit. Ata e njohin mirë njëri-tjetrin dhe kanë respekt reciprok. Perez dëshiron shumë që kapiteni të qëndrojë në skuadër, por edhe ky i fundit nuk do të largohet.

Related posts

“TOKIO 2020″/ Imiton Mike Tyson, boksieri tenton të kafshojë veshin e rivalit (VIDEO)

Delo.autor

Diçka e çuditshme ndodhi në ndeshjen Bayern Munich – Real Madrid

Sadik.Autor

“TRIBLON” MBI KRIJIMIN E “EUROPEAN SUPER LEAGUE”/ Trajneri Pioli: Klubi më kërkoi të mendoj veç kampionatin

Delo.autor

Leave a Comment