Futboll La Liga Sport

ÇFARË NDODHI? Messi nuk lejohet të votojë në zgjedhjet presidenciale të Barcelonës

Zgjedhjet presidenciale tek Barcelona do të mbahen më 7 mars 2021. Do të jenë 110 mijë votuesit që do të zgjedhin mes tre kandidatëve: Joan Laporta, Viktor Font dhe Toni Freiksa që garojnë mes tyre për kreun e klubit katalanas.

Mirëpo, kufizimet e lëvizjes kanë bërë që shumë qendra ku do të votohet të mos hapen për shkak të masave të marra për Covid-19.

Një prej personave që nuk do të ketë mundësi të votojë në zgjedhjet presidenciale është edhe kapiteni i blaugranëve, Lionel Messi, për shkak se autoritet kanë refuzuar kërkesën e klubit të Barcelonës që anëtarët e saj të thyejnë rrethimin për të shkuar në vendet e caktuara për të votuara.

Në këtë mënyrë, ata persona që nuk kanë një seli në rajonin e tyre, nuk do të jenë në gjendje për të ushtruar të drejtën e tyre për të votuar, diçka që sipas COPE, i ndodh edhe Messit. Kapiteni i Barçës banon me familjen e tij në Casteldefells , një zonë e mbyllur që nuk do jetë në gjendje për të votuar në zgjedhjet e klubeve.

Related posts

NAPOLI-INTER/ Gafë e pafalshme nga Handanovic, mbrojtësi “Zikaltër” realizon një autogol (VIDEO)

Delo.autor

“KONSIDEROHET SI NJË FINALE E PARAKOHSHME”/ Southgate: Angli-Gjermani sfidë e madhe, duam të…

Delo.autor

Real Madrid vs Villarreal, formacionet e mundshme (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment