Futboll Premier League Sport

SFIDA NDAJ CHELSEA-T/ Trajneri Klopp mer lajmin e mirë, rikthehen pas dëmtimit dy titullarët…

Më në fund ka lajme të mira për Liverpoolin dhe Jurgen Klopp. “The Reds” do të kenë në dispozicion dy lojtarë titullarë për ndeshjen e ardhshme ndaj Chelseat.

Sipas mediave angleze Fabinho është rikthyer nga dëmtimi, ndërsa së bashku me mesfushorin do të jetë edhe Alisson që do të vendoset nën urdhrat e Klopp.

Ndryshe nga Fabinho, portieri brazilian ishte larguar nga grumbullimi para disa ditësh për shkak se babai i tij ndërroi jetë fatkeqësisht. Tani, Alisson do të rikthehet dhe Klopp do të ketë dy titullarë në dispozicion për përballjen e fortë ndaj Chelseat.

Shenja të mira ka pasur edhe nga Diogo Jota, i cili po ecën mirë me programin e rikuperimit pas dëmtimit që mori në gju gati 3 muaj më parë.

Related posts

SUPERLIGA E KOSOVËS/ Gjilani kthehet te fitorja, Ballkani i Ilir Dajës triumfon në “frymën e fundit”

Delo.autor

PAS BARAZIMIT ME PARTIZANIN/ Presidenti Gjici: Ishte gabimi i Cuculit, të zhgënjyer pas…

Delo.autor

MIGJEN BASHA I JEP FUND AVENTURËS NË AUSTRALI/ Mesfushori 33-vjeçar rikthehet në Europë. Ja klubi i tij i ri

Delo.autor

Leave a Comment