Futboll Kategoria Superiore Sport

FITORE SPEKTAKOLARE/ Teuta mposht Vllazninë falë Bregut dhe ngjitet në vendin e dytë

Teuta triumfoi ndaj Vllaznisë me rezultatin 1-0 falë supergolit të realizuar nga Dejvi Bregu në minutën e 25-të. Një fitore e artë për durrsakët që ngjiten në vendin e dytë me pikë të barabarta me Laçin, 1 pikë më pak se kryesuesit e Vllaznisë, të cilët duket se janë zhytur në krizë rezultatesh, nga e cila nuk po dalin dot.

Vlen të theksohet fakti se shkodranët iu afruan shumë pranë barazimit në minutat e fundit, ku Ardit Hoxhaj tronditi traversën nga goditja e dënimit. “Djemtë e Detit” të drejtuar nga Edi Martini, arritën të menaxhonin mjaft mirë epërsinë e golit në pjesën e parë, duke e bërë tepër enigmatike luftën për vendin e parë.

Related posts

Spekulimet për largimin nga Teuta, klubi merr vendimin për trajnerin Stavri Nica

Q.Autor

LIVE/ Laçi-Kukësi: Paqe në pjesën e parë, asnjë rast i pastër për të dyja ekipet

Isa.Autor

Toni Kross ul me këmb në tokë shokët e skuadrës

Sadik.Autor

Leave a Comment