Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Rrëfehet piloti Alonso: Kam sakrifikuar shumë për rikthimin në pistë

Prezantimi i makinës Alpine, që këtë sezon të Formula 1 do të pasojë trashëgiminë e markës Renault, është pritur me interes. Te kjo makinë (quhet A521) do të garojë një nga ikonat e Formula 1, spanjolli Fernando Alonso, që rikthehet pas 2 vitesh pushim.

2 herë kampioni i botës nuk ka qenë në prezantimin e njëvendëshes Alpine. Gjithsesi, ai u shpreh: “Jam entuziast për rikthimin në Formula 1 dhe të jem pjesë e këtij kapitulli të ri të Alpine në sportin tonë. Kam punuar jashtëzakonisht shumë për të përgatitur rikthimin tim, kam sakrifikuar shumë”.

“Objektivi im është të sulmoj që në fillim të sezonit rivalët, më të mirët. E pranoj që kur ta ngas këtë makinë për herë të parë do të jetë emocionuese, por kjo do të kalojë shpejt. Kemi një ekip të fortë dhe jemi gati për këtë sezon të ri, që do të jetë kompetitiv”, tha Alonso.

Related posts

CHAMPIONS/ Juventus shënon sërish, por VAR i heq një gol me fat Bonuccit ndaj Barcelonës (VIDEO)

Delo.autor

“E DONI PËR DY VITE?” Milan ndjek zëvendësuesin e Ibrahimovic, mbërrin telefonata nga Roma

Delo.autor

Shansi i fundit i Gareth Bale te Real Madridi

Sadik.Autor

Leave a Comment