Futboll Sport

Zanetti flet pas shortit: Frankfurti rival i fortë, Interi favorit për të fituar trofeun

Javier Zanetti, ish kapiteni legjendar i Interit, ishte i pranishëm për të ndjekur shortin e Europa League në Nyon të Zvicrës.

Menjëherë pasi goglat e vendosën Interin përballë gjermanëve të Eintracht Frankfurt, Zanetti foli për kundërshtarin e radhës në Europë por edhe për çështjen Icardi.

“Mund të jetë pozitiv fakti që sfidën e kthimit do të luajmë në shtëpi vetëm pak ditë para derbit ndaj Milanit. Do të përballemi me një skuadër gjermane shumë të fortë për tu mundur. Duhet të përgatitemi mirë për ta kaluar këtë raund. Ne favoritë për të fituar trofeun? Mendoj që Interi duhet të tentojë gjithmonë të shkojë deri në fund, por ka edhe skuadra të tjera që konsiderohen favorite. Premisat janë për të bërë mirë, por duhet të vazhdojmë të rritemi pasi vetëm kështu mund ta kalojmë këtë raund”, tha ai.

 

Related posts

“DRITË NË FUND TË TUNELIT”/ Prapaskenat në KAS, ndizen shpresat e Skënderbeut

Isa.Autor

NGA EMERY TEK PEP GUARDIOLA/ Njihuni me trajnerët më të paguar në Permier League

Delo.autor

Statistikat/ Sezon katastrofal për Cristiano Ronaldon (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment