Futboll Seria A Sport

MOVIOLA/ Prekja me dorë e mbrojtësit të Udinezes, penallti e padiskutueshme për Milanin

Milan-Udineze përfundoi me polemika, teksa vendësit barazuan në minutën e 97-të, me një 11-metërsh. Ky episod kishte dy momente.

I pari ishte kontakti mes Leaos dhe Larsen, por ajo prekje ishte mjaft e lehtë dhe nuk justifikon lëvizjen e dorës së lojtarit të Udinezes që preku topin. Një skenë e ngjashme, për një kontakt të lehtë, ndodhi edhe në dyluftimin ajror mes Romanjolit dhe Bekaos, në rastin e golit të Udinezes, në pjesën e dytë. Ndaj, mund të themi se penalltia e akorduar në minutën e fundit për Milanin ishte e saktë dhe nuk ka vend për diskutim.

Vendim Moviola i saktë i Masës, i cili nuk kërkoi as ndihmën e VAR-it.

Related posts

E PABESUESHME/ KOSOVA arrin një tjetër fitore, vendos rekord bashkë me Spanjën (FOTO)

Isa.Autor

KUALIFIKIMI I “LOS BLANCOS” NË GJYSMËFINALEN CHAMPIONS/ Valdano: Gjigantë të vërtetë, kanë mbajtur Real-in në lojë

Delo.autor

FIFA revolucionarizon futbollin: Eliminim të merkatos dimërore?

Q.Autor

Leave a Comment