Futboll La Liga Sport

DERBI NDAJ ATLETICOS/ Ndizet alarmi i kuq tek Real Madrid, dëmtohet sulmuesi i piketuar titullar…

“Murtaja” e dëmtimeve nuk njeh pushim te Real Madridi. Kur u duk se situata u përmirësua, klubi i bardhë ka njoftuar se Mariano pësoi një lëndim të muskujve dhe është në pritje të evolucionit. Ai bashkohet me Ramos, Hazard, Carvajal dhe Benzema në “infermieri”. Ky i fundit, me një shqetësim në aduktor, është në dyshim për derbin që do të luhet në “Wanda Metropolitano”.

Kjo do të thotë që Zidane mund ta luajë një nga sfidat më të rëndësishme të sezonit, derbin kundër Atlético Madridit, të dielën e ardhshme, pa qendërsulmues. Aktualisht ka në dispozicion vetëm Hugo Duro, nga filiali i klubit. Kjo është ndalesa e dytë e spanjollo-dominikanit për shkak të problemeve fizike këtë sezon.

Ai humbi ndeshjet e para për shkak infeksionit të bajameve. Ndërsa nuk po llogaritej shumë nga Zidane, largimi i Jovic në janar dhe dëmtimet e Benzema i kishin hapur rrugë aktivizimit. Ai startoi në dy ndeshjet e fundit në kampionat (Valladolid dhe Real Sociedad) dhe ka luajtur më shumë se gjysmë ore kundër Atalantës në Ligën e Kampionëve.

Pra, kishte mundësi për të hyrë në formacionin titullar të derbit të së dielës. Sidoqoftë, ky dëmtim e lë jashtë planeve të Zidane për derbin e shumëpritur të Madridit.

Related posts

PAS BARAZIMIT ME KAMZËN/ Trajneri Shkëmbi: Nuk e prisnim këtë rezultat, por jam i…

Delo.autor

I SHËNOI MANCHESTER UNITED DHE FESTOI ME “VAKSINË”/ Sulmuesi spanjoll shpjegon arsyen e veprimit të çuditshëm (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Juventus gati t’i rrëmbejë Barcelonës objektivin e madh të verës

Delo.autor

Leave a Comment