Futboll Premier League

United-Chelsea/ “Blutë” kanë fituar 3 nga 4 të fundit ndaj “Djajve”

Manchester United-Chelsea do të jetë super ndeshja e javës së 28-të të kampionatit anglez të futbollit, e cila do të luhet këtë të diel në 15:05. Të dy këto ekipe kanë zbritur në fushë gjatë mesjavës dhe të dyja kanë marrë nga një barazim në ndeshjet respektive të luajtura në 1/8-at e Champions League. Lojtarët e Jose Mourinho mund të jenë më të kënaqur me rezultatin e arritur, duke parë se kanë barazuar 0-0 në fushën e Sevilla-s, por ata të Conte-s kanë zhvilluar një paraqitje më të mirë kundër një rivali me peshë si Barcelona, me takimin që është mbyllur 1-1.

Fakti se De Gea ishte lojtari më i mirë i United flet vetë, ndërsa “Blutë” kanë bërë një paraqitje mbresëlënëse dhe po të mos kishte qenë për gabimin e vetëm të Thomas Christensen, skuadra e Valverde nuk do të kishte arritur të shënonte në “Stamford Bridge”. Duke ju kthyer Premier League, “Djajtë e Kuq” kanë një avantazh prej 3 pikësh ndaj londinezëve.

Kampionët në fuqi nuk kanë luajtur shumë mirë në javët e fundit, me lojtarët e Conte-s që kanë pësuar shtatë gola në dy humbjet e njëpasnjëshme të pësuara kundër Bournemouth dhe Watford në kampionat, por ata kanë reaguar duke marrë një fitore 3-0 kundër West Bromwich Albion në javën e fundit. United, nga ana tjetër, vjen nga një humbje e befasishme 1-0 të pësuar në fushën e Newcastle. Gjithsesi, ata janë kthyer te fitorja në ndeshjen e Kupës së Anglisë të fituar 2-0 kundër Huddersfield.

Shifra dhe Fakte
– Manchester United kryeson përballjet direkte me 13 fitore më shumë, por Chelsea ka qenë më i suksesshëm pas epokës së Alex Ferguson.
– “Blutë” kanë fituar tre nga katër takimet e fundit me Manchester United, që nuk ka arritur të shënojë në katër nga gjashtë ndeshjet e fundit të luajtura kundër Chelsea.
– Vetëm një nga shtatë ndeshjet e fundit të luajtura mes këtyre dy ekipeve ka prodhuar 3 ose më shumë gola.

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Cungu gjithë nerva: Mos ngatërroni futbollin me politikën

Isa.Autor

PAS MARRËVESHJES/ Blerja e re e Interit vjen paketë dy në një

Delo.autor

Zidane nuk kursen askënd nga yjet për supersfidën me PSG-në

Q.Autor

Leave a Comment