Boks Të tjera

Amir Khan nuk heq dorë: Dua të rikthehem kampion bote

Boksieri britanik Amir Khan do të rikthehet në ring pas gati dy vitesh pushim të kushtëzuara nga dëmtimi dhe operacioni, ku do të përballet me Phil Lo Greco, një sfidë që do të zhvillohet më 21 prill. Pas këtij dueli, Khan, ish-kampion bote, ka shënjestruar edhe një sfidë me Kell Brook, në pjesën e dytë të 2018-ës. Por britaniku duket se nuk do të kënaqet thjesht më rikthimin në ring, pasi synon të marrë diçka më shumë, titullin kampion.

Khan dhe Lo Greco sherr gjate prezantimit te duelit, ja pamjet

“Dua të sigurohem që do të ngre lart me të dyja duart sërish titullin kampion bote. Të fitoj sa më shumë duele dhe të rikthehem sërish në majë. Janë disa duele të mëdha që më presin, por le t’i marrim gjërat një e nga një, duke nisur nga sfida me Lo Greco”, tha Khan, 31 vjeç. Në karrierën e tij, boksieri britanik ka zhvilluar 35 duele, duke fituqar 31 prej tyre (19 me KO0 dhe hunbur në 4 raste. Ndërsa rivali lo Greco numëron 28 fitore e 3 humbje në karrierë.

Related posts

Qëllohet autokolona e Mayweatherit, plagoset një truprojë

Sadik.Autor

Wilder: Do të shkoj në Britani për t’u ndeshur me Joshua

Sadik.Autor

Andy Murray bën gati axhendën, rikthehet në qershor

Sadik.Autor

Leave a Comment