Futboll Seria A Sport

TRAJNERI GASPIRINI MERR LJAMIN E MIRË/ U dëmtua në hundë gjatë sfidës ndaj Krotones, ja kur pritet të rikthehet Gjimshiti…

Atalanta fitoi këtë fundjavë 5-1 me Krotonen, ku Berat Gjimshiti krahas paraqitjes pozitive në prapavijë shërbeu edhe me një asist në golin e dytë të bergamaskëve.

Mirëpo, në pjesën e parë, mbrojtësi i Kombëtares alarmoi jo pak Atalantën. Pas një përplasjeje në fushë, u krijua ideja e një dëmtimi të rëndë në hundë për shqiptarin. Rreziku fillestar mund të ishte i një frakture në hundë, ç’ka do të sillte një sërë problemesh për qendërmbrojtësin përpara sfidave me Interin më 8 mars si dhe me Real Madridin në Champions një javë më vonë.

Mirëpo dje, pas ndeshjes, për mbrojtësin kanë dalë edhe rezultatet e kontrolleve dhe fatmirësisht nuk bëhet fjalë për frakturë në hundë, çka përjashton mungesën e gjatë dhe pritet që Gjimshiti të jetë në dispozicion të Gasperinit të hënën, për sfidën ndaj Interit në Serinë A.

Related posts

U MPOSHT NGA FURY ME “KO”/ Komisioni merr vendimin, boksieri Wilder pezullohet për 6 muaj. Ja shkaku…

Delo.autor

“NË LAÇ VENDOSO GJYKIMI”/ Krymi: Duam që Kupa të mbetet në Shkodër

Delo.autor

“KUR JE I URITUR DHE ME DËSHIRË…”/ Nga Lineker te Roy Kean. Në Angli kanë frikë nga Italia e Mancinit

Delo.autor

Leave a Comment