Futboll Seria A Sport

KLUBI NË KRIZË FINANCIARE/ CR7 drejt largimit nga Juventus, bardhezinjtë “piketojnë” si zëvendësues sulmuesin e PSG-së…

Situata e pandemisë nuk i ka ndihmuar klubet e futbollit nga ana financiare të cilat duket se janë me humbje për shkak dhe të mungesës së tifozëve në stadiume.

Për këtë shkak ardhmja e Kristiano Ronaldos duket larg Juventusit, pasi paga vjetore neto e portugezit shkon rreth 31 milionë euro dhe kjo është një kosto e papërballueshme në këtë moment edhe për klubi bardhezi.

Në pah ka dalë një emër i përfolur edhe më parë për sulmin e bardhezinjve, ai i Mauro Ikardit, për të zëvendësuar  portugezin në rast  largimi. Menaxherët e “Zonjës së Vjetër” kanë provuar ta transferojnë në Torino ish-sulmuesin e Interit në disa raste, por verën e ardhshme mund të jetë momenti i duhur, duke pasur parasysh që parisienët nuk do të dëshironin në ekip një lojtar që ka fituar shumë pak hapësira, duke mos e justifikuar plotësisht çmimin e blerjes së tij dy sezone më parë nga Interi.

Related posts

Kategoria e Parë/ Njihuni me kandidatët për t’u ngjitur në superligën shqiptare

Isa.Autor

Jo vetëm shqiptarët e Zvicrës, por edhe gjermanët po hetohen nga FIFA

Isa.Autor

PUSHIMET LUKSOZE TË MESSIT/ Resorti ku po qendron “PLESHTI” dhe lojrat me djalin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment