Futboll Shqipëri Sport

MESFUSHORI MARKU MBETET JASHTË/ Por Brdariç ende shpreson për rikthimin e një tjetër titullari

Prej një muaji Vllaznisë i mungon mesfushori Herald Marku, i cili luan sezonin e dytë në Shkodër dhe është kthyer në një prej titullarëve të padiskutueshëm të skuadrës. Dëmtimi në ndeshjen ndaj Laçit në fillim të muajit shkurt rezultoi më i rëndë nga sa ishte parashikuar.

Marku pësoi një tërheqje muskulore dhe mendohej se pas tri javësh do të ishte gati. Mirëpo, kjo nuk ka ndodhur tashmë dhe lojtari vazhdon fazën e riaftësimit. Sipas të gjitha gjasave, në fundjavën tjetër mesfushori mund të jetë gati për trajnerin Brdariç, ndërsa do të humbë tashmë edhe ndeshjen e së hënës me Kukësin.

Nga ana tjetër, ka shpresa se mbrojtësi i majtë maqedonas, Aleksandër Isaevski, mund të kthehet në dispozicion që në ndeshjen e radhës. Ai u dëmtua në kavilje, por edhe dje nuk ishte pjesë e stërvitjes. Gjithsesi, sot do të mësohet më tepër nëse Isaevski do të rikthehet për Kukësin apo jo.

Related posts

Leonardo Bonucci rikthehet në “Juventus stadium”. Aty ku cilësohej si një idhull, por që tani e quajnë… tradhtar

Sadik.Autor

Manchester United tregon çmimin e Pogbas

Sadik.Autor

SUPER SFIDA WILDER-OTTO WALLIN/ Konfirmohet data e ndeshjes, ja kur do të zhvillohet

Delo.autor

Leave a Comment