Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ SKËNDERBEUT/ Atmosferë festive tek “Demat e Kuq”, shikoni çfarë ndodh në stërvitje… (FOTO)

Partizani do të përballet ditën e nesërme me Skënderbeun duke filluar nga ora 16:00, në “Elbasan Arena”, teksa duket se atmosfera në kampion e kuq është tejet pozitive.

Kjo shihet qartë edhe në fotot e klubit, që ka postuar duke i uruar Esat Malës, për arritjen e 100 ndeshjeve me Partizanin, teksa kanë personalizuar edhe një fanellë me numrin 100, që mban emrin e lojtarit. Mesfushori luajti ndeshjen nr. 100 zyrtar me fanellën e kuqe ndaj Apolonisë, duke bërë kështu një arritje të rëndësishme. Partizanit e uroi mesfushorin për këtë numër jubilar me fanellën e kuqe, e më pas vazhduan urimet nga shokët e skuadrës dhe tifozë të shumtë.

Mala ka qenë një prej lojtarëve më të rëndësishëm këtë sezon për skuadrën e Partizanit, duke luajtur rregullisht në mesfushë, por dhe disa herë si mbrojtës i djathtë, për të ndihmuar skuadrën në çdo rrethanë. Gjithashtu, Mala është autor edhe i një supergoli ndaj Skënderbeut, ku shënoi me goditje dënimi.

Related posts

ALLEGRI mbron RONALDON: Shembull prej 15 vitesh, luan se i ka SHPATULLAT e…

Isa.Autor

MERKATO E JANARIT/ Ja 2 përforcimet e para për Solskjaer…

Isa.Autor

Ventura: Për momentin nuk do të drejtoj ndonjë klub në Seria A

Sadik.Autor

Leave a Comment