Bundesliga Futboll

Bayern Munich ndalet në shtëpi nga Hertha Berlin

Lideri i Bundesligës gjermane, Bayern Munich, është ndalur në shtëpi nga Hertha Berlin pas një ndeshjeje pa gola të shtunën pasdite.
Bayern e priti në “Allianz Arena” skuadrën e mesit të tabelës, Herthan, në një ndeshje të zhvilluar në kuadër të xhiros së 24-të të Bundesligës, e cila u mbyll pa fitues, raporton Express.

Pas 10 fitoreve radhazi në ligë dhe 16 në të gjitha garat, Bayern nuk arriti të shënojë ndaj Herthas, duke arkëtuar vetëm një pikë, e cila e çon në kuotën e 60 pikëve në total në krye të Bundesligës, 20 më shumë se ndjekësi i parë, Dortmundi.

Herthan Berlin, ndërkohë, mbetet e 11-ta me 31 pikë.

Related posts

Çështja që vlen 260 mijë euro/ Skënderbeu dhe Kukësi “kokë më kokë”

Sadik.Autor

REAL MADRID I PAPËRMBAJTSHËM/ Pas një KROSIMI nga Marcelo, Mendy NDËSHKON Getafen (VIDOE)

Delo.autor

Marotta: Allegri është një nga trajnerët më të mirë në qarkullim!

Q.Autor

Leave a Comment