Futboll Premier League

Manchester United gjen zëvendësuesin e Paul Pogba

Manchester United ka lëvizur seriozisht për të marrë mesfushorin e Nicë, Jean Michael Seri, duke shtuar dyshimet për të ardhmen e Paul Pogba me “djajtë”. “Daily Mail” ka shkruar se United ka çuar vëzhguesit e saj për të ndjekur ndeshjen e Europa League kundër Lokomitiv Moskë, të enjten në Europa League. Me këtë rast njerëzit e klubit të Mourinho janë takuar edhe me përfaqësuesit e 26-vjeçarit dhe nuk përjashtohet mundësia që marrëveshja të arrihet edhe gjatë kësaj jave.

Manchester United have reportedly made contact with Jean Michael Seri's representatives

Jose Mourinho e ka bërë të qartë dëshirën e tij për të marrë një mesfushor cilësor gjatë verës së ardhshme dhe kjo shton mundësinë e largimit të Paul Pogba, pas dy vitesh, në “etapën” e tij të dytë në “Old Trafford”. Francezi është lënë dy herë jashtë formacionit dhe është zëvendësuar dy herë të tjera në katër ndeshjet e fundit të Manchester United dhe Mourinho e ka këshilluar klubin të shesë futbollistin e blerë për 100 milionë euro, shifër rekord për “djajtë”.

Related posts

ANA TJETËR  E MEDALJES/ Zaccheroni: IBRA tek MILANI? Bashkëjetesa me Higuain, duket e…

Isa.Autor

Balotelli u ankua për ofendime raciale, por gjyqtari e ndëshkoi me karton!!!

Q.Autor

DO BËHET MË I MIRI NË BOTË/ Gattuso e “çon në qiellin e shtatë “ këtë SUPER lojtar

Isa.Autor

Leave a Comment