Futboll La Liga Sport

FITORJA E TRETË RADHAZI/ Barcelona mposht Osasuna-n dhe i bën “presion” Atleticos në krye

Barcelona mposhti me rezultatin 0-2 Osasunën në sfidën e vlefshme për javën e 26-të të La Ligës. Ky ishte triumfi i tretë radhazi në kampionat për skuadrën e Kumanit, që e ka ngushtuar diferencën në 2 pikë nga kryesuesit e Atletiko Madrid që kanë 2 ndeshje më pak se katalanasit.

Xhordi Alban hapi serinë e golave në minutën e 30-të, pas asistit të Mesit, ndërkohë që në të 83-tën, ishte 18-vjeçari Moriba, i cili i hedhur nga stoli në minutën e 67-të në vend të Buskets, gjeti golin e parë me fanellën e Barcelonës.

Talenti katalanas, çoi në rrjetë një asist të Mesit. Pas këtij triumfi Barça do të shpresojë te një hap fals i Atletikos në derbin e ditës së diel ndaj Realit.

Related posts

Formacionet zyrtare/ Bristol City kërkon befasinë e radhës ndaj Manchester Cityt

Q.Autor

CONTE KËRKONTE PUSHTET SA PEREZ/ 2 kërkesat e padiskutueshme që e larguan nga Real

Isa.Autor

KUKËSI-KAMZA/ DURO sfidon të shkuarën, VERILINDORËT prova e radhës

Isa.Autor

Leave a Comment