Të tjera

Ivanka Trump në Olimpiadë, ndjek nga afër garat e snowboard (FOTO)

Në Lojërat Olimpike dimërore “Pyeongchang 2018”  ka mbërritur edhe Ivanka trump, vajza e presidentit të Amerikës, Donald Trump, e cila do të asistojë nesër në ceremoninë e mbylljes së Olimpiadës (zhvillohet ditën e diel). Dhe, menjëherë pasi ka mbërritur në Korenë e Jugut, ajo ka ndjekur nga afër finalet e garës së snowboard, ndërkohë që është shoqëruar nga bashkëshortja e presidentit të Koresë së Jugut.

Të pranishëm edhe disa përfaqësues të qeverisë së vendit organizator dhe përfaqësues të Komitetit Olimpik të Koresë së Jugut. Konfirmohet që Trump do të kryesojë delegacionin amerikan në ceremoninë e mbylljes, që do të nisë nesër në mesditë me orën shqiptare.

Related posts

ËSHTË JASHTË PLANEVE TË BARCELONËS/ Nis “lufta” Greqi-Turqi për Rei Manajn

Delo.autor

E BUJSHME/ Kërcënoi me jetë ish-të dashurën e tij, mandat arresti për yllin e NBA-së…

Delo.autor

Bellew provokon Haye: Do ta mund edhe më lehtë se herën e parë

Q.Autor

Leave a Comment