Formula 1 Të tjera

Hamilton: Më pret një sezon i vështirë, por jam gati për sfidën

Kohët e fundit, është përfolur shumë për një tërheqje të mundshme të Lewis Hamilton nga garat e Formula 1, duke qenë se britaniku ende nuk ka vendosur të rinovojë kontratën me Mercedes, e cila skadon në fund të këtij sezoni. Por duket se prezantimi i makinës së re dhe fakti që do të vazhdojë të duelojë për titullin kampion, ka karikuar pilotin britanik, që sot ka konfirmuar se nuk ka ndërmend të tërhiqet. “Jam vetëm një vit më i vjetër, por sërish jam ende i ri. Mendoj se do të garoj edhe për shumë vite të tjera”, tha Hamilton.

Më tej, 4 herë kampioni i botës ka thënë fjalë të mira për makinën e re Mercedes, me të cilën do të nisë një tjetër sezon, në kërkim të një tjetër triumfi. “Skuadra ka punuar shumë dhe asnjë nga ka pushuar, por të gjithë janë impenjuar shumë. Kam parë nga afër punën e bërë dhe jam krenar për makinën e re. Do të nisë një tjetër sfidë për mua dhe unë jam gati për t’u përballur me këtë sfidë, për t’u përballur më të gjithë pilotët e tjerë. Ka për të qejnë një tjetër sezon fantastik për mua dhe Mercedes”, u shpreh Lewis Hamilton.

Related posts

FORMULA 1/ Ferrari nis më herët përgatitjen, pilotët 4 ditë teste në pistën e Fiorano

Delo.autor

FORMULA 1 ZBARKON NË VIETNAM/ Testohet pista ku do garohet në 2020

Delo.autor

KËRCËNON RIVALËT/ Verstappen: Gabojnë që më nënvlerësojnë

Isa.Autor

Leave a Comment