Futboll Sport

NË ANGLI ZBARDHIN DETAJE/ Dy pista për Mbappe, “gjeli” më i famshëm vendos kushte

Një ditë më parë në Spanjë hapën një pistë të re për të ardhmen e Kylian Mbappe, duke përfshirë edhe Liverpool në garën e ekipeve që kërkojnë shërbimet e tij. Ky lajm nuk gjen konfirmim në Angli, me mediat në ishull që përjashtojnë këtë pistë, madje heqin nga gara edhe Man.City, një nga klubet e pakta që mund të përballojë kostot financiare të një transferimi të tillë. Sipas “Daily Mail”, vetëm dy janë pistat e hapura për të ardhmen e Mbappe, të rinovojë me PSG ose të transferohet në Madrid. Pavarësisht se ku do të vijojë karrierën e tij, sulmuesi francez është i qartë se çfarë kërkon në aspektin financiarë.

Psg Mbappe

Gjithnjë sipas “Daily Mail”: Mbappe kërkon 35 milion euro neto në sezon për të rinovuar kontratën e tij me PSG që i skadon në qershor 2022. I njëjti diskutim edhe nëse nuk rinovon me PSG dhe Reali kërkon ta transferojë në Madrid, Mbappe mund të ndryshoj destinacion vetëm nëse spanjollët i plotësojnë këtë kusht mbi kontratë, 35 milion euro neto në sezon.

Related posts

CARABAO CUP/ Chelsea dyfishon, vjen goli nga blerja e merkatos së verës… (VIDEO)

Delo.autor

HIDHET SHORTI PËR SEZONIN 2019-20/ Ndryshime në kalendarin e Serisë A, ja çfarë ka vendosur Liga Italiane

Delo.autor

MALDINI për SHORTIN/ Është brenda mundësive tona, UEFA ka nevojë për…

Isa.Autor

Leave a Comment