Futboll Seria A Sport

STATIKSTIKA TË FRIKSHME/ Interi i Contes më i mirë se ai i “Special One” në 2010-ën

Interi i Antonio Kontes feston sot 113 vjetorin me suksesin kundër Atalanta mbrëmjen e djeshme, dhe me 6 pikë më shumë në renditje se Milani, i cili ndodhet në vënd të dytë.

Një shkëputje e rëndësishme nga zikaltrit, që u ndërtua falë 7 fitoreve radhazi nga fillimi i fazës së dytë. Pas barazimit me Udinezen në ndeshjen e fundit, në fakt, Lukaku dhe shokët e tij të skuadrës nuk ndeshën më pengesa duke marrë në shtëpi 3 pikët me Benevento, Fiorentina, Lacion, Milanin, Xhenoan, Parmën dhe Atalantën, një total prej 21 pikësh në 7 ndeshje. Një arritje e rëndësishme dhe historike kjo, duke pasur parasysh se të paktën në të kaluarën e afërt, Inter kurrë nuk kishte bërë aq mirë pas gjysmës së fazës së dytë.

Vitin e kaluar, në këtë periudhë Interi kishte arritur 3 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje nga jave e 20-të deri në javën e 26-të të kampionatit. Sezoni në të cilin shkoi më mirë ishte ai i Piolit, teknikut aktual të Milanit, në vitin 2016-2017, me Interin që mori 5 fitore dhe 2 humbje. Me Ranierin në 2011-2012 kjo periudhë ishte shumë keq, 5 humbje dhe 2 barazime, por në krahasim me Interin e sotëm, as ekipi i “Tripletës” i udhëhequr nga Zhoze Mourinjo nuk ishte më lart, Interi i tij grumbulloi 3 fitore dhe 4 humbje në vitin 2009-2010.

Related posts

DITA E PAVARËSISË/ Flamuri SHQIPTAR nuk mungon as në ndeshjen Tottenhem-Inter (VIDEO)

Isa.Autor

DËSHIROJNË TË FORMOJNË DYSHEN E KRAHËVE…/ Klubi europian në sulm për Teo Hernandezin

Delo.autor

NATIONS LEAGUE/ CR7 është i papërmbajtshëm, realizon një tjetër gol “MAGJIK” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment