Futboll Seria A Sport

U KUALIFIKUA NË CHAMPIONS LEAGUE/ Futbollisti zikaltër enutziast: Dëshirojmë të përballemi me Realin ose…

Atalanta u kualifikua për herë të parë në historinë e saj në Ligën e Kampionëve, dhe kjo ka rritur entuziazmin në kampin zikaltër.

Bergamaskët janë gati për Ligën e Kampionëve, dhe tani janë në pritje se me cilat skuadra do të jenë në grup.

Martin de Run në një intervistë është shprehur: “Unë jam i lumtur që kemi mbërritur deri këtu. Është e vështirë të jesh këtu, por në të njëjtën kohë është diçka shumë e mirë. Në shpresojmë të përballemi me Real Madridin ose Barcelonën. Besoj se sapo ta dëgjojmë muzikën e Ligës së Kampionëve, do të frymëzohemi më shumë.”, u shpreh holandezi.

Kujtojmë se Atalanta u rendit në vendin e tretë në sezonin e fundit, që do të thotë kualifikim në Ligën e Kampionëve, duke lënë pas Interin dhe Milanin, me këta të fundit që nuk mundën të kualifikohen.

Related posts

EKSKLUZIVE/ Kristal Abazaj rrëfen vështirësitë dhe emocionet tek skuadra e re. Ka një dëshirë për Kombëtaren

Delo.autor

LUHET PËR FUNDIN E “TELENOVELËS” ICARDI/ Ja lojtari më i mirë i Inter sipas Marottas

Delo.autor

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN HOLANDEZ/ Shikoni “perlën” e talentit të Real Madridit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment