Champions League Futboll Sport

“JEMI PËRGATITUR NGA JUVENTUS PËR NJË REZULTAT POZITIV”/ Trajneri i Portos lëshon një batutë: Nuk më pëlqen të krahasohem me…

Trajneri i Portos, Serxho Konseisao e di që është përballë një takimi historik dhe është gati për Juven.

“Do të shkojmë në ndeshje me të njëjtin shpirt si në takimin e vajtjes, – tha trajneri i Portos në konferencë. – Jemi përgatitur për një rezultat pozi”tiv, i cili do të na çonte te kualifikimi. Ronaldo ka pushuar? Forca e Juves është edhe te fakti që mund të lërë jashtë një prej lojtarëve më të mirë. Ata janë mësuar me presionin e këtyre ndeshjeve. Ndërsa ne duhet të mendojmë për skuadrën tonë dhe përgatitur në mënyrën më të mirë”.

Në lidhje me dyshimet në formacion, ishmesfushori i Lacios, Parmës dhe Interit tha: “Për Koronën kam ndonjë dyshim. Pastaj Grujiç është dëmtuar dhe po e monitorojmë. Nuk mund të them do të luajnë ose jo, por janë në dyshim”. Në fund edhe një batutë për ata që e krahasojnë me Murinjon në stolin e “Dragonjve”: “Mundohem të bëj punën time. Nuk më pëlqen të krahasohem me askënd. Unë jam unë. Shpresoj të fitoj e të kualifikohem”.

Related posts

CHAMPIONS/ Bajern Mynih-Inter dhe Liverpul-Napoli për prestigj, ja sfidat e mbrëmjes së sotme

F.autor

MOTO GP/ Piloti Marquez: Kam qarë pas triumfit, më dukej sikur rilinda në pistë

Delo.autor

FORMULA 1/ Lando Norris fiton në Singapor, Verstappen e Piastri në podium! Ferrari i pesti

F.autor

Leave a Comment