Futboll

VIDEO/ Shënoi supergol, trajneri i Stoke Cityt befason me deklaratën për Shaqirin

Trajneri i Stoke Cityt, Paul Lambert nuk ka kursyer elozhet për Xherdan Shaqirin i cili sot shënoi një gol të të klasit botëror ndaj Leicester Cityt.

Shaqiri e kaloi skuadrën e vet në avantazh me një gol fantastik duke goditur si rrallë herë me këmbën e djathtë nga distancë e konsiderueshme.

“Siç kam thënë edhe më parë Shaqiri është vërtet lojtar i klasit botëror dhe ishte i pafat me vizionin e tij në pjesën e dytë. Ai bën që gjërat të ndodhin. Fatmirësisht ai po luan shumë mirë, që është fantastike për ne”, është shprehur Lambert për Sky Sports.

Në fund të ndeshjes Stoke City nuk mori më shumë se një barazim 1-1.

Related posts

Leonardo Bonucci rikthehet në “Juventus stadium”. Aty ku cilësohej si një idhull, por që tani e quajnë… tradhtar

Sadik.Autor

BOURNEMOUTH-CHELSEA/ Vendasit kalojnë në epërsi, shënon Joshua King

Delo.autor

(VIDEO) Lyon mposht PSG-në, Depay shënon gol spektakolar në fund të ndeshjes

Q.Autor

Leave a Comment