Futboll Premier League Sport

KONFIRMON LARGIMIN E CAVANIT NGA MANCHESTER UNITED/ Babai i yllit: Edinson do të firmosë për këtë ekip…

Aventura e Edinson Cavanit te Manchester United nuk ka shkuar ashtu siç pritej dhe uruguajani do të largohet në fund të sezonit.

Kontrata e Cavanit skadon dhe as klubi as sulmuesi nuk kanë ndërmend të rinovojnë. Mediat së fundmi kanë bërë me dije se Cavani do të largohet drejt Boca Juniors. Diçka të tillë e ka konfirmuar edhe babai i sulmuesit, Luis Cavani.

“Edinson ka pasur shumë bisedime me Riquelmen dhe i pëlqen shumë të luajë për Boca Juniors. Karriera e Cavanit do të mbyllet në Amerikën Latine dhe ka shumë mundësi që ai të firmosë për Bocan”, është shprehur Luis Cavani.

Related posts

E BUJSHME/ Juventus, takim i ri me Milanin/ Bonucci është më afër rikthimit

Isa.Autor

SKËNDERBEU-KUKËSI/ Goditje dënimi, Dumfur shënon me kokë “Verilindorët” (VIDEO)

Delo.autor

FOTOLAJM/ Nga Teuta te Kastrioti, mesfushori del në stërvitje me krutanët

Delo.autor

Leave a Comment