Futboll Kategoria Superiore Sport

“KOT QË VAJTËM, HËNGRËM DRU NGA…”/ “Demat e Kuq” provokojnë në rrjetet sociale para derbit me Tiranën (VIDEO)

Partizani do të përballet me Tiranën ditën e shtunë, në derbin e kryeqytetit, ku të dyja skuadrat do të kërkojnë me ngulm fitoren.

Megjithatë, ndonëse duhen edhe 4 ditë për derbin, ngacmimet në distancë në rrjetet sociale, kanë nisur që tani mes dy klubeve. Ka qenë klubi i Partizanit, që së fundmi ka postuar një video, për derbin, të cilën e nis me një fragment nga filmi i njohur shqiptar “Shoku ynë Tili”.

Partizani ka postuar fjalët e aktorit kryesor, ku në film thotë: “Po ç’e do, kot që vajtëm, hëngrëm dru nga Partizani si herët”.

Një provokim i drejtpërdrejtë ky nga klubi i kuq, që pas fragmentit të filmit, vazhdon pjesën tjetër të videos me momente nga derbit e fituar prej tyre.

VIDEO

Related posts

“PLAS” NË SPANJË/ Federata kërcënon La Ligën, sezoni i ri rrezikon të…

Delo.autor

STUDIMI/ Humbi Anglia, 38% më shumë dhunë në familje

Delo.autor

Vijojnë punimet intensive në stadium, merr formë “Arena Kombëtare” (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment