Futboll Premier League Sport

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Manchester City mposht me “MANITA” Southampton dhe vazhdon i qetë në krye

Manchester City ka mundur 5-2 Southampton dhe është kthyer te fitorja në kampionat pas humbjes së pësuar ndaj Manchester United.

Protagonistët kryesorë të sfidës së luajtur në Etihad kanë qenë Mahrez dhe Kevin de Bruyne, të cilët kanë realizuar nga dy gola. Goli tjetër i vendasve është shënuar nga Gundogan. Shkëlqen edhe Foden me dy asiste.

Ward-Prowse dhe Adams kanë shënuar për miqtë.

Qytetarët kryesojnë renditjen me 68 pikë, 14 më shumë se United i vendit të dytë, por Djajtë e Kuq kanë një ndeshje më pak. Shenjtorët mbeten në vendin e 14-të me 33 pikë.

Related posts

LIVE/ “EURO 2020”: Mbyllet ndeshja Itali-Austri. Rezultati 2-1

Delo.autor

U AFRUA ME BUJË NGA EUROPA/ Al Nassr i zgjidh kontratën futbollistit

F.autor

GODITI ME GRUSHT KUNDËRSHTAREN/ Grezda: Nuk duroj të më fyejnë për kombësinë, ja e vërteta

Delo.autor

Leave a Comment