Futboll La Liga Sport

ÇUDIA/ Reali Madrid ekip “plak”, por pjesët e dyta janë super

Reali i Madridit është një skuadër me boshtin e futbollistëve mbi 30 vjeç. Serxho Ramos do të festojë 35- vjetorin këto ditë, Kros është 31, Modriç është duke shkuar 36, ndërsa Benzema ka 33 vite mbi shpatulla.

Ritmi me të cilin luan Reali gjeneron debat dhe analiza. Mesfusha vazhdon të jetë e njëjta që nga viti 2015 dhe sigurisht që duhet forcë e re për të ardhmen, por ka diçka absurde.

Pavarësisht se madrilenët janë një nga ekipet më të vjetra në moshë, janë ato që arrijnë të grumbullojnë shumë pikë në pjesët e dyta. Skuadra arrin të shënojë më shumë në pjesën e dytë sesa në të parën. Nga 44 gola, 25 janë shënuar në fraksionin e dytë dhe kjo ka bërë që edhe pikët e fituara nga spanjollët të jenë më të shumta se çdo ekip tjetër në La Liga.

Related posts

DERBI I KRYEQYTETIT/ Interes i jashtëzakonshëm, ja numri i biletave të shitura 1 ditë para super sfidës

Delo.autor

Neymar duket që s’po mendon fare për Kupën e Botës

Sadik.Autor

“Bobo” Vieri: Unë dhe ICARDI jemi ndryshe, sot të duhet një “Instagram” i mirë për të…

Isa.Autor

Leave a Comment