Futboll Premier League Sport

INJORON KRITIKËT E TIJ TEK LIVERPOOL/ Thiago: Nuk lexoj asnjë fjalë për atë që njerëzit thonë për mua

Thiago Alcantara pranon të jetë “jo i lumtur” me formën e tij, ndërsa janë ngritur pikëpyetje mbi vlerat e tij për kauzën kolektive të Liverpool. Blerja e Jurgen Klopp gjatë verës së vitit 2020 u konsiderua si një goditje e madhe. 29-vjeçari mbërriti në “Anfield” në mbyllje të një sezoni fitues, tripletës me Bayern Munich.

Përballja me Covid-19 dhe mungesa e adaptimit me Premier League kanë komplotuar kundër Thiago dhe përpjekjeve të tij për të pasur ndikimin e dëshiruar në “dhomën e motorëve” të “Reds”. Duke reflektuar për kohën e tij në Angli, në intervistë me “TNT Sports Brasil”, Thiago tha: Nuk lexoj asnjë fjalë për atë që njerëzit thonë për mua. Unë e di që marr kritika për shfaqjet e mia, por nuk jam i kënaqur me performancën që kur kam ardhur këtu. Një klub i ri, një situatë e çuditshme, kam pasur një dëmtim të fortë, kështu që futja në ritmin e Liverpool ishte e vështirë. Sidoqoftë, nuk dua të justifikohem”.

Është sugjeruar se mesfushori krijues e ka ngadalësuar Liverpool-in, që kur u bashkua me të. Thiago dukej pak më mirë në fitoren 2-0 të Ligës së Kampionëve ndaj RB Leipzig, që i dërgoi të kuqtë në çerekfinalet e garës elitare europiane. Fabinho luajti përkrah tij për ta mbështetur. Ai është një lojtar i shkëlqyeshëm, na jep shumë besim pas shpinave tona. Është e mrekullueshme të luash përkrah tij, – tha Thiago për faqen zyrtare të Liverpool-it. – Kjo më çliron pak, unë mund të lëviz disa hapa përpara dhe me këtë skemë mund të jem më i sigurt edhe si lojtar më afër sulmuesve. Më pëlqen të luaj pak më i avancuar, sepse je gjithmonë pranë golit dhe mund të krijosh raste e të shënosh. Është një pozicion i bukur

Related posts

“SHENJTORË” APO “MËKATARË”/ Zbulohet burimi i energjisë në skuadrën e Brojës

Delo.autor

“U HABITA SHUMË NGA…”/ Mbrojtësi “mallkohet” nga macet, tani përjashtohet dhe nga kombëtarja

Delo.autor

SHUMË KLUBE E KËRKOJNË 20 VJEÇARIN/ Juventus gjithnjë e më pranë talentit të Serie A…

Delo.autor

Leave a Comment