Futboll Kategoria Superiore Sport

DERBI I KRYEQYTETIT/ Melo, një ndër lojtarët e Partizanit më të rrezikshëm ndaj “Bardheblue”

E vërtetë që Eraldo Çinari është njeriu i derbit për Partizanin, pasi i dha fitoren “demave” dhe në sfidën e fundit, por një tjetër futbollist që ka bërë gjithmonë mirë kundër bardhebluve, është dhe braziliani Kordeiro Melo.

Po ashtu si Çinari, edhe Melo ka shënuar tri herë kundër bardhebluve, duke qenë një ndër lojtarët e kuq më të rrezikshëm në derbi. Por, këtë sezon, 27-vjeçari nuk po kalon një formë të mirë, duke mos arritur të shënojë asnjë gol në 16 sfida të luajtura në Superiore.

Në rast se Daja i beson në derbi, atëherë kjo sfidë mund të jetë pika e kthesës për anësorin, i cili ka një rekord të mirë kundër bardhebluve kryeqytetas. Një armë më shumë për trajnerin Daja…

Related posts

HUMBJA NDAJ TEUTËS/ Te Partizani bëjnë analizën, fokusi i kritikave te… Kardozo

Delo.autor

KUKËSI-SKËNDERBEU/ Gjoka dhe Shehi caktojnë titullarët, ja si rreshtohen (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

SHOKON Deulofeu/ “Ishte Messi, ai që më largoi nga Barcelona”

Sadik.Autor

Leave a Comment