Futboll La Liga Sport

DILEMAT MBI TË ARDHMEN E CR7/ Trajneri Zidane: Ronaldo tek Real Madrid? Kemi dashuri të madhe për të

Disfata e zhurmshme në Ligën e Kampionëve, kundër Portos, ndryshoi planet e Juves dhe Cristiano Ronaldos. Tani po ngrihen dilema mbi të ardhmen e kampionit portugez në Torino, ndërkohë që nga Spanja vijnë sinjale të bujshme. Ashtu siç do të dëshironte agjenti i CR7, Jorge Mendes, në kontakt me Florentino Perez, po diskutohet një kthim hipotetik i pesë herë fituesit të “Topit të Artë” në kryeqytetin spanjoll.

“Ju të gjithë e dini se çfarë përfaqëson Cristiano për Realin, ajo që bëri këtu është madhështore. Të gjithë kemi dashuri të madhe për të, – tha Zidane në konferencën e sotme për shtyp. – Tani është një lojtar i Juventusit dhe po bën shumë mirë. Për momentin nuk mund t’i përgjigjem kësaj pyetjeje, nuk mund të them asgjë. Shumë gjëra dëgjohen dhe thuhen, por të gjitha këto situata duhet të respektohen”.

Related posts

“MAPPE LOJTAR I MADH, POR JO LIDER”/ Leonardo i ashpër me yllin francez: Koha që ai të largohet nga PSG

F.autor

Rikthehet Superioria, garë e ashpër për Europën dhe mbijetesën

Sadik.Autor

KTHIMI I TOFOZËVE NË STADIUME? Ministri italian i Sporteve: E pamundur të ndodhë brenda muajit…

Delo.autor

Leave a Comment