Futboll Seria A Sport

MILAN-NAPOLI/ Pioli dhe Gatusso të kushtëzuar në zgjedhje, ja formacionet e mundshme…

Do të luhet mbrëmjen e sotme ndeshja mes Milanit dhe Napolit, ku të dyja ekipet do të kërkojnë maksimumin e pikëve për të vazhduar drejt objektivave.

Të dyja skuadra vijnë në këtë ndeshje me mungesa të shumta, ku trajnerët Stefano Pioli dhe Xhenaro Gatuzo janë të kushtëzuar në zgjedhjet e tyre.

Te Milani, nuk janë rikuperuar ende Ibrahimoviç, Benaser dhe Manxukiç, teksa sikur të mos mjaftonin këto, janë konfirmuar edhe dy mungesa të tjera për ndeshjen e sotme, ato të Romanjolit dhe Kalabrias në mbrojtje. Lajmi mirë është rikuperimi i Çalhanoglu dhe Rebiç, por ky i fundit pritet ta nisë ndeshjen nga stoli për të mos rrezikuar.

Edhe Napoli mungesat e rëndësishme i ka në mbrojtje, ku Rrahmani dhe Manolas nuk janë të gatshëm për sot.

FORMACIONET E MUNDSHME:

Milan (4-2-3-1): Donaruma; Dalo, Kjaer, Tomori, Hernández; Kesi, Tonali; Kastijeho, Calhanoglu, Kruniç; Leao

Napoli (4-3-3): Ospina; Di Lorenco, Maksimovic, Koulibaly, Mario Rui; Fabian Ruiz, Deme, Zielinski; Politano, Mertens, Insinje

Related posts

Telenovela Milan, tani del në skenë një tjetër fond amerikan për pronësinë

Sadik.Autor

“BOMBA” E MERKATOS SË VERËS/ MesSi dhe Ronaldo në një ekip? Portugezi i ofrohet Barcelonës

Delo.autor

ÇUDIA/ S’ka më kohë dhe parà, Martial drejt rikonfirmimit tek Man United

Isa.Autor

Leave a Comment