Futboll Sport

E PËRJASHTOI NGA SKUADRA/ Sulmuesi i shënon ish-ekipit të tij dhe nuk përmbahet ndaj trajnerit (VIDEO)

Një ngjarje e ndodhur në Ligën e Dytë angleze ka nisur të bëjë xhiron e internetit, nga një episod në sfidën mes Njuportit dhe Morkamb.

Kevin Elison gjeti rrugën e rrjetës për Njuportin, pikërisht ndaj ish-skuadrës së tij, ku ai luajti në sezonin e kaluar. Ishte trajneri i Morkambit që kërkoi largimin e sulmuesit, i cili mendoi të hakmerret për këtë që i bënë.

Pasi shënoi gol, sulmuesi veteran feston me të madhe, teksa shkon i bërtet në fytyrë trajnerit Derek Adams, me këtë të fundit që nuk reagon fare. Duket se Elison nuk e ka harruar kohën e vështirë që kaloi te Morkambi, ku trajneri aktual i tyre shkoi deri aty sa e vendosi të stërvitej veçmas ekipit.

Related posts

Gomez ‘ultimatum’ Milanit, dëshiron transferimin vetëm tek kjo skuadër

Q.Autor

NJË KALENDAR LUKSI PËR TË KAPUR KREUN/ Ja 4 përballjet e radhës të Tiranës (FOTO)

Delo.autor

MERR FUND DILEMA/ Konfirmohet e ARDHMJA e ICARDIT, sulmuesi do të FIRMOSI me…

Isa.Autor

Leave a Comment